Showbiz
Çfarë po ndodh?Romeo-Heidit:”Sa gjëra do të mësoj unë ty”
2 Shkurt, 2024 | 8:52 am

Afrimiteti midis Heidit dhe Romeos sa vjen dhe bëhet më interesant për publikun.Dyshja janë shpesh bashkë ku nuk mungojnë përqafimet dhe të qeshurat.
Nga ajo që pamë tek komentet e punlikut,janë dyshja më interesante duke lënë pas Sarën me Bardhin dhe Meritonin me Ilnisën që duket se kanë pushtuar kamerat e shtëpisë.
Në TikTok qarkullon një video ku ditën e djeshme teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë, dyshja janë përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa në një moment moderatori i kërkoi banores që t’ia kapte supet.
Heidi u shpreh se nuk e dinte se çfarë janë supet, pasi ajo ka lindur dhe është rritur në Itali, ndërsa Romeo i tha se do ti mësojë shumë gjëra.
Romeo: Mi kap një çikë supet
Heidi: Çfarë të kap?
Romeo: Këto këtu (dhe prek supet)
Heidi: Pse këto janë supet?
Romeo: Pse se dije me të vërtetë?
Heidi: Jo (qesh)
Romeo: Sa gjëra do të mësoj unë











































