Lajme nga vendi
“Bosphorus”/ Trafik armësh nga Turqia drejt BE, operacioni në 24 shtete, mes tyre dhe Shqipëria
16 Nëntor, 2020 | 11:03 am

Plot 24 shtete europiane u angazhuan në një operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të armëve me origjinë turke në BE-së.
Trafiku I armëve kryhej përmes Bullgarisë dhe shteteve të tjera.
Operacioni u kodua “BOSPHORUS” dhe u drejtua nga policia rumune dhe pjesë e tij ishte edhe Shqipëria, informon Europol.
Aksioni i përbashkët në 24 shtete është kryer nga 2 nëntori -11 nëntor dhe u angazhuan policia shqiptare, greke, rumune dhe portugeze.
Autoritetet mblodhën prova dhe analizuan blerësit dhe shitësit e armëve të zjarrit në fillim të këtij viti për të mundësuar një seri hetimesh dhe aktivitetesh në një nivel kombëtar.
Gjatë operacionit janë kontrolluar 81 banesa.
Rezultatet e operacionit:
11 të arrestuar
191 armë të sekuestruara
3 714 copë municione
Karta ID të falsifikuara
Sasi të vogla droge, kanabisi e kokaine.
164 mjete piroteknike
Më përpara ishin sekuestruar 1 585 armë.


















































