Lajme nga vendi
Bie nga lartësia, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
15 Nëntor, 2020 | 2:06 pm

Një 23 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në punë në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në Veneto, ku viktimë ka mbetur i riu Sajmir Thartori, banues në zonën e Veronas.
Ai ra nga një lartësi rreth 8 metra, teksa instalonte një tharëse në një fermë në Sant’Apollinare, në provincën e Rovigo.
Incidenti ndodhi të enjten e kaluar në mëngjes, ndërsa i riu shqiptar u transferua me helikopter në spital.
Gjendja e tij ishte shumë e rëndë që në fillim, duke u shtruar në kujdesin intensiv.
Punëtori 23-vjeçar vdiq pasditen e djeshme, pas dy ditësh shtrimi në spital në Rovigo.


















































