Lajme nga vendi
Bënte lëvizje të dyshimta, arrestohet me hashash Brenda spitalit Ushtarak 19-vjeçari
2 Qershor, 2021 | 10:28 am

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia brenda Spitalit Ushtarak të Tiranës, pasi është kapur me kanabis në xhep.
Mësohet se në pranga ka rënë i riu M. Idrizi, i cili ka bërë sjellje të dyshimta brenda ambienteve të spitalit.
Kanë qenë qytetarët, të cilët kanë njoftuar policinë që qëndron e stacionuar në hyrje të spitalit.
Pas kontrollit fizik, 19-vjeçari i është gjetur dhe sekuestruar rreth 7 gram kanabis.
Dyshohet se i riu merrej me shitje të kanabisit në zonën e spitalit.



















































