Kryefjala Logo

Bënin teste kovidi të palicensuara, Policia arreston 5 persona

5 Shtator, 2021 | 11:54 am

Durrës – Policia e qytetit bregdetar gjatë një operacioni të quajtur “Laboratori”, ka arrestuar 5 persona. Labortatori ku personat kryenin “RAPID test” ose quajtur ndryshe tamponë për kovid, akuzohen se ishin të palicensuar nga organet shtetërore duke I siguruar  mbi 400 personave teste të pavlefshme për të lëvizur jasht vendit.

Bëhet fjalë për shtetaset E.H. 34 vjeç, banuese në Tiranë, A.S. 24 vjeçe  banuese në Durrës dhe A.P, 25 vjeçare, banuese në Durrës, si dhe për shtetasit E.A, 24 vjeç dhe E. Ç, 29 vjeç, të dy banues në kryeqytet.

Sot në kufirin me Kosovës, janë arrestuar gjithashtu 3 persona për deklarim të testeve kovidi fallco.

 

NJOFTIMI I POLICISE
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.

Pajisnin udhëtarët me teste të shpejta për “COVID-19”, pa qenë të licencuar, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të mara në rrugë operative dhe elektronike, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin e koduar “Laboratori”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. H., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;
  2. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;
  3. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;
  4. S., 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;
  5. P., 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë “COVID-19”, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse, në kundërshtim me Urdhrin datë 23.07.2020 “Për miratimin e procedurës së kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR, për SARS CoV-2 dhe njohjes së laboratorëve jopublike për kryerjen e testimit për nevoja administrative”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Të ngjashme