Lifestyle
Bëhuni gati për pushimet më të zjarrta! Hoteli “Mövenpick” me famë botërore hap dyert në bregdetin shqiptar
19 Maj, 2021 | 10:57 am

Me ardhjen e sezonit veror, të gjithë vrapojnë drejt plazheve. E ku ka më mirë se të vizitojmë bregdetin shqiptar.
Kështu që për të gjithë ata që dashurojnë vendet moderne dhe bashkëkohore në bregdet,ne kemi një lajm shumë të mirë:
“Accor sjell në Shqipëri markën luksoze të hoteleve Mövenpick “ .

Accor, lideri botëror në fushën e turizmit, ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e një hoteli të ri në Shqipëri, në bashkëpunim me partnerin dhe pronarin Lura sh.p.k. Hoteli i parë “Mövenpick” me 80 dhoma të klasit të lartë, spacioze dhe të sofistikuara, një restorant e një bar mahnitës. Do të ketë gjithashtu SPA me dhoma masazhi, avulli dhe kripe. Të ftuarit do të kenë akses në palestrën dhe dy pishinat e hotelit (një brenda, një jashtë.)
“Mövenpick Hotel” momentalisht ndodhet në 25 vende të botës me një rrjet prej më shumë se 90 hotelesh dhe së shpejti do të jetë një oaz përrallor në bregdetin shqiptar.

Pas hoteleve “Mgallery” dhe “Ibis Styles”, Accor zgjerohet më tej në rajonin e Ballkanit. “Mövenpick Hotel”, Lalëz Durrës do të jetë i pari hotel luksoz Accor në Shqipëri dhe i dyti pas MGallery. Falë marrëveshjes së nënshkruar me Lura sh.p.k, ky hotel do të shndërrohet në një pikë referimi për tregun vendas e do të jetë një hap i madh për industrinë e turizmit në Shqipëri.
Inagurimi i “Movenpick Hotel” Lalz, Durrës është planifikuar në korrik 2021, kështu që bëhuni gati sepse ju pret një verë e nxehtë. Bëni zgjedhje të zgjuar dhe kaloni pushimet apo fundjavat tuaja në “Mövenpick Hotel”.
















































