Kryefjala Logo

Bardhi rrëfen historinë e vështirë: Qendronim në një bodrum

30 Janar, 2024 | 5:35 pm

Bardhi ka ndarë në ‘BBV’ një histori të dhimbshme nga e kaluara, ku për pak humbi jetën dhe familjen e tij në luftën në Maqedoni.

Siç tregon ai, ishte vetëm 3 vjeç kur bodrumi ku strehohej me familjen dhe të afërmit u sulmua me granata, por fatmirësisht arritën të shpëtonin. Më i dhimbshëm ka qenë momenti kur dëgjoi në radio se ishte vrarë një grua me emrin e nënës së tij.

 

“Ne kemi qëndruar në një bodrum 30 veta. U granatua shtëpia kur ne ishim duke ndenjur dhe na shpëtoi Zoti. Helikopterët kur kalonin, isha 3 vjeç e gjysmë. U lëshua një lajm në radio që lajmëroi vdekjen e nënës sime me dy fëmijët, mua dhe motrën. Aty vdiq një grua me të njëjtin emër që ka pasur dy fëmijë tek ai fshat”, rrëfen ai.

Të ngjashme