Lajme nga vendi
Autoritetet e “Shefqet Ndroqit”: Viktima u shtrua ne 28 nentor, po bejme hetimet
30 Nëntor, 2020 | 2:28 pm

Autoritet e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë dhënë versionin e tyre në lidhje me hedhjen nga godina e spitalit të pacientit të katërt që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Sipas autoriteteve, pacienti është shkruar në urgjencën e spitalit “Shefqet Ndroqi” pasditen e 28 nëntorit, pra dy ditë më parë.
“Pasi iu kryen ekzaminimet imazherike, u trajtua në urgjencë, dhe një ditë më pas, në 29 nëntor u transferua në katin e parë” thonë autoritetet e spitalit “Shefqet Ndroqi” që është konsideruar si spitali covid2.
Ndërkaq, zyrtarët e spitalit thonë se aktualisht janë duke u kryer hetime nga ana e autoriteteve kompetente lidhur me ngjarjen.
60 vjecari, Leonard Skabona nga Rrësheni, sipas policisë, I dha fund jetës mbrëmjen e djeshme në orën 00.30. Ai ka ndërruar jetë menjëherë duke mos u dhënë kohë mjekëve. Ky është rasti I katërt I pacientëve që hidhen nga katet e këtij spitali, dhe I pesti që humb jetën me covid në një formë të tillë.
Autoritetet spitalore bënë sqarimin përkatës për mediat, pasi fillimisht u raportua se ai kishte 10 ditë që kurohej në këtë spital.
burimi: news bomb


















































