Kryefjala Logo

Atentat në Elbasan, ndërron jetë i riu. Shpëton vajza që ishte me të

11 Maj, 2021 | 8:47 pm

Një vrasje ka tronditur pak më parë Elbasanin.

Një i ri me inicialet E. Ç është qëlluar ndërsa ndodhej në automjetin e tij e për pasojë ka ndërruar jetë, ndërsa vajza që ndodhej në makinë me të është plagosur.

Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë kujtojmë se në 24 orët e fundit disa ngjarje të rënda kanë ndodhur në vend, që nga vrasja e Mehmet Qemës dje në Tiranë, vrasja në Vlorë e Bledar Birçaj, duke u pasuar dhe me aksidente të rënda si ai i minatorëve në Bulqizë dhe aksidenti me pasojë vdekjen e Fatmir Avdillari, 45 vjeç, i cili konsiderohet si një ndër “të fortët” e Yzberishtit, por edhe të Selitës.

Të ngjashme