Lajme nga vendi
As “barinjtë e Zotit” nuk i besojnë propagandës që qeverisë. Shkojnë të kurohen jashtë vendit
14 Nëntor, 2020 | 4:22 pm

Situata kaotike në sistemin shëndetësor të vendin për shkak të rritjes së shifrave me Covid-19, pavarësisht propagandës qeveritare, po detyron dhjetëra shqiptarë të kërkojnë ndihmë mjekësore jashtë vendit.
Nuk ka ditë që nga Aeroporti i Rinasit të mos ngrihen chartera spitalorë që dërgojnë drejt Turqisë kryesisht, por jo vetëm, të infektuar me Koronavirus.
Por tre rastet e fundit tregojnë realisht keqmenaxhimin dhe situatën e rëndë në spitalet e vendit. Bëhet fjalë për tre klerikë të rangut të lartë që janë dërguar drejt tre vendeve të ndryshme për ti shpëtuar infektimit me virusin vrastar.
Teksa spitalet në Shqipëri “lulëzojnë” nga begatia dhe “super-puna” e Qeverisë, Ipeshkvi i Kishës Katolike George Fredo është nisur drejt Italisë; Krypeshkopi i Kishës Orthodokse Anastas Janullatos drejt Greqisë dhe Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari është nisur drejt Turqisë…
As “njerëzit e Zotit” nuk kanë besim te ky sistem shëndetësor, te keqmenaxhimi që po i bën qeveria pandemisë dhe tek ajo që propagandon qeveria me forcë.
Në një vend ky autoambulancat, mini-spitalet sipas ministres Manastirliu, parkohen para spitaleve me pacientë sipër në pritje të lirimit të shtretërve në spitalet Covid (disa përfundojnë dhe korridereve) sigurisht që besimi i qytetarëve minimizohen.
Në vend të propagandës boshe me mjekë dhe pacientë që aktrojnë për televizionin e kryeministrit, ky i fundit të pranojë situatën reale dhe të reflektojë para se të jetë shumë vonë.
Në shumë shtete, shumë më të fuqishme ekonomikisht se ne, pranohet se situata në spitale është drejt kolapsit. Vetëm dy shtete në botë propagandojnë se “po e menaxhojnë shumë mirë situatën”, Shqipëria dhe Korea e Veriut.
Ndaj ka ardhur koha që situata të paraqitet ashtu siç është dhe qeveria të pranojë këshillat e ekspertëve jopolitikë.
Pas largimit të tre klerikëve, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të lusim Zotin që të paktën Covid-19 të mos prekë kryegyshin e Kryegjyshatës Bektashiane dhe kreun e KMSH-së…


















































