Kryefjala Logo

Arjan Konomi pranë krokodilit “ Ky qënka si Mevlani as të kafshon as të lëshon”

24 Gusht, 2021 | 12:01 pm

 

Përputhen ka qenë kryefjala e rrjeteve sociale por dhe e përditshmërisë në bisedat midis njerëzve. Suksesi i emisionit edhe pse u mbyll si sezon I dytë nuk u zbeh dhe gjatë verës për shkak se Top Channel transmetojë dhe “Perputhen On Tour” kur stafi i produksionit hapi audicionet nëpër shumë qytete shqiptare.

Nuk harrohen ngacmimet midis analistit Arjan Konomit dhe konkurentit Mevlan Shaba gjatë episodeve të ndryshme të emisionit. Analisti nuk harron të përmend Mevlin edhe gjatë pushimeve të tij kur gjatë shëtitjes në Kosta Rika has në një krokodil që nuk lëviz por qëndron statik. Në video dëgjohet teksa thotë : “Se kë më kujton ky, ky qënka si Mevlani as të han as të kafshon”. Ky thumbim vjen për shkak të karakterit të diskutuar të konkurentit kur shpesh shfaqej i pa vendosur dhe I paqendrueshëm kundrejt njohjeve me vajzat në emision.

Të ngjashme