Lajme nga vendi
Ambasada SH.B.A-së në Tiranë e vendos Shqipërinë në “Nivelin 3” të rrezikut, thirrje qytetarëve amerikanë të kenë kujdes gjatë lëvizjeve në vendin tonë
24 Gusht, 2021 | 5:30 pm

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka komunikuar qytetarëve amerikan që të shqyrtojnë mirë udhëtimet drejt Shqipërisë si pasojë e rritjes së nivelit të riskut në vend që është caktuar nga SH.B.A. Niveli 3 i riskut për udhëtim përcaktohe si rrezikshmëri e lartë që konsistojnë në infektime të covid-19 apo dhe kriminalitetit. Ambasada u bën thirrje udhëtarëve që vijnë në vendin tonë të kenë kujdes ndaj krimit dhe vecanërisht në zonen e fshatit të Lazaratit ku e përshkruajnë si një vend me situatë të paqëndrueshëm, duke theksuar se Ambasada e Amerikës nuk ofron shërbimet e saj në këtë zonë jugore .
Në paralajmërimin e rreziqeve për udhëtarët amerikanë e cila përditësohet nha Këshillimi i Udhëtimeve, janë 4 nivele , ku niveli 4 bëjnë pjesë vende me shumë kriminalitet të theksuar apo vende që ndodhen në luftë.



















































