Lajme nga vendi
Aksidentohet me makine Andi Bushati, ja gjendja e tij
20 Maj, 2021 | 11:02 am

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë studiove të Top Channel në Kashar. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe bëhet me dije se në njërën prej tyre ndodhej analisti i njohur Andi Bushati.
Sipas News31 mesohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00. Bushati ishte duke dale nga parkimi i Top Channel me automjet kur papritur është përplasur me një makinë tjetër që vinte me shpejtësi nga ana tjetër e rrugës.
Nga aksidenti nuk është lënduar askush por raportohet të ketë dëme të vogla materiale.
Njerëzit që ishin të pranishëm kanë nxituar për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve menjëherë sapo kuptuan që ndodhi një aksident. Bushati ishte i ftuar dje në “Open” me Eni Vasilin dhe ngjarja ndodhi pasi përfundoi emisioni.



















































