Lajme nga vendi
Aksident i rende ne Shkoder, humbin jeten dy 20 vjecarë
18 Maj, 2021 | 11:09 am

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Malësi e Madhe.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Omaraj ku janë përplasur tre automjete.
Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur sot në Shkodër.
“BalkanWeb” raporton se kanë humbur jetën dy të rinjtë Erglis Delaj dhe Sergjo Kukaj.
Të dy viktimat mësohet se janë rreth 20 vjeç, ndërsa në pamje shihen makinat e shkatërruara nga përplasja.



















































