Lajme nga vendi
Aksident i rende ne aksin Tirane-Elbasan, plagosen tre persona
20 Prill, 2021 | 5:44 pm

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot pasdite në aksin Tiranë – Elbasan. Dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën.
Mësohet se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Dopaj. Automjetet që janë përfshirë në aksident janë shkatërruar pjesërisht. Dy persona kanë mbetur të dëmtuar brenda automjeteve.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikëset.



















































