Lifestyle
A mund të duash dy persona në të njëjtën kohë?
4 Maj, 2021 | 12:28 pm

Kjo pyetje nuk mund të ketë përgjigje unanime dhe jemi të sigurt që e keni menduar më shumë se një herë.
Gjithsesi mund t’ju ketë ndodhur që në momente të caktuara të jetës suaj të keni menduar se mund të jeni të dashuruar me dy persona në të njëjtën kohë. Situata të tilla janë unike për çdo njeri, por në çdo rast ka elemente unifikuese të cilat do t’i shohim më poshtë. Në shumicën e rasteve kur mendojmë se jemi të dashuruar me dy persona në të njëjtën kohë, dashuri ndiejmë vetëm për njërin prej tyre, ndërsa për tjetrin e vetmja ndjesi që kemi është fiksimi që e ngatërrojmë shpesh me dashurinë.
Dashuria për dy persona në të njëjtën kohë është një situatë shumë e vështirë për t’u menaxhuar. Gjithsesi këto situata tregojnë shumë në lidhje me ndjenjat tuaja karshi të tjerëve e mbi të gjitha tregojnë shumë për mënyrën se si ju e shihni veten.
Zakonisht njerëzit mendojnë se duan dy njerëz në të njëjtën kohë, kur janë në një marrëdhënie të qëndrueshme. Zyrtarizimi i marrëdhënies shpesh i tremb njerëzit dhe duke kërkuar të “arratisen” nga kjo përgjegjësi e bëjnë veten të mendojë se kanë rënë në dashuri me dikë tjetër veç partnerit.
Nëse gjendemi në një situatë të tillë duhet të shohim me vëmendje situatën në marrëdhënien tonë primare. Futja e një njeriu të ri në jetën tonë romantike do të thotë se nuk jemi të kënaqur me situatën tonë aktuale. Nëse kemi ngecur në një lidhje të mbytur nga rutina, mund të mendoni se keni rënë në dashuri me dikë tjetër. Në fakt, mund të mos keni rënë fare në dashuri, por duke pasur dëshirën e madhe për të dalë nga rutina i krijoni vetes situata të tilla të komplikuara, si mendimi se keni rënë në dashuri me dy persona.

















































