Showbiz
Partneri feston ditëlindjen, Dafina Zeqiri e surprizon me dedikimin e veçantë
27 Korrik, 2026 | 8:50 am

Kreshnik Gjergji feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet nga këngëtarja, Dafina Zeqiri.
Partnerja e tij ka ndarë në Instagram një fotografi të çiftit, të shoqëruar me një dedikim të ngrohtë për Kreshnikun.
“Gëzuar ditëlindjen paqes dhe shtëpisë sime, përgjithmonë mirënjohëse për gjithçka që kemi ndërtuar së bashku. Uroj që ky vit të të sjellë gjithçka që zemra jote meriton”, shkruhet në urim.

Një tjetër postim që ka tërhequr vëmendjen është fotografia e Kreshnikut me Daskanin në krahë. “Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë në botë”, shkruhet krahas imazhit.















































