Kryefjala Logo

“Kam qenë dikur në këpucët tuaja”, Selin Bollati u gjendet pranë vajzave që i kërkuan ndihmë

27 Korrik, 2026 | 8:44 am

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka treguar një anë tjetër të saj përmes disa postimeve në rrjetet sociale, duke zbuluar se çfarë bën me veshjet që nuk i përdor më.

Gjithçka nisi pas një mesazhi të marrë nga një ndjekëse, e cila e pyeti se çfarë bënte me rrobat që nuk i vishte më. Selin iu përgjigj se i dërgonte në Xhaminë e Tabakëve, duke shtuar se pikërisht të nesërmen kishte planifikuar të dorëzonte të tjera.

IMG 2468 scaled
Më pas, ajo publikoi edhe një bisedë me një vajzë, së cilës i kishte dërguar më herët veshje. Selin shpjegoi se prej vitesh rrobat që nuk i përdor më i dërgon në xhami, si para ashtu edhe pas eksperiencës së saj në “Big Brother”.

Por këtë herë, për shkak të numrit të madh të mesazheve që kishte marrë, ish-banorja tregoi se një pjesë të veshjeve kishte vendosur t’ua dhuronte drejtpërdrejt disa vajzave në Berat, Korçë dhe Pogradec, ndërsa pjesën tjetër do ta dërgonte në xhami së bashku me Gimbos.

“Do doja të kisha aq shumë sa për t’ju dhuruar të gjithave që më keni shkruar”, shkroi Selin, duke falënderuar gjithashtu vajzat që i kishin besuar historitë dhe vështirësitë e tyre personale.

Ajo tregoi se përpiqet që edhe bashkëpunimet me bizneset t’i shfrytëzojë për të ndihmuar të tjerët, duke kërkuar produkte shtesë për t’i dhuruar.

Në fund, Selin përcolli edhe një mesazh për ndjekësit e saj, duke i inkurajuar të mos humbin shpresën përballë periudhave të vështira.

“Me rëndësi është të keni vizion për jetën tuaj dhe mbi të gjitha besimin në Zot”, shkroi ajo.

IMG 2469 scaled

Të ngjashme