Showbiz
Armela Hyseni flet hapur për periudhën pas BBVIP: “Shtova 13 kilogramë, nuk doja të dilja më në televizion”
27 Korrik, 2026 | 8:27 am

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka folur hapur për një periudhë të vështirë që përjetoi pas përfundimit të eksperiencës së saj në reality show.
E ftuar në emisionin “E Diell”, modelja tregoi se pas daljes nga formati kishte shtuar 13 kilogramë dhe ndryshimi ndikoi në mënyrën se si ajo ndihej me veten dhe para kamerave.
“Pas Big Brother unë shtova 13 kilogramë dhe nuk isha rehat. Isha mësuar të shikoja veten ndryshe në pasqyrë dhe asnjë rrobë nuk më bënte më”, rrëfeu Armela.
Sipas saj, shqetësimi nuk lidhej thjesht me kilogramët e shtuar, por me faktin se nuk ndihej më rehat me veten. Për këtë arsye, për një periudhë kishte menduar të qëndronte larg ekranit.
“Nuk doja të dilja më në televizor, jo sepse unë kisha marrë disa kilogramë më tepër, por nuk isha rehat. Për mua ka qenë periudhë shumë e sikletshme”, shtoi ajo.
Armela Hyseni është një emër i njohur për publikun nga pjesëmarrjet e saj në formatin “Big Brother”, ndërsa së fundmi ka vijuar të jetë e pranishme në ekran dhe në rrjetet sociale.














































