Kryefjala Logo

Pesë vite dhimbje dhe mall, Elijona kujton nënën dhe motrën e humbura në aksidentin tragjik

26 Korrik, 2026 | 10:54 am

Pesë vite më parë, më 25 korrik 2021, një aksident tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë u mori jetën 10 bashkatdhetarëve tanë, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjet e viktimave.

Në përvjetorin e pestë të tragjedisë, Elijona ka kujtuar me një dedikim prekës nënën dhe motrën e saj, Lindën, të cilat humbën jetën në aksident.

Elijona ishte vetëm 14 vjeçe kur u përball me humbjen e dy njerëzve të saj më të dashur. Sot ajo është 19 vjeçe, pikërisht në të njëjtën moshë që ishte motra e saj Linda kur jeta e saj u ndërpre tragjikisht.

“Isha vetëm 14 vjeçe kur ju humba. Sot jam 19 vjeçe… po aq sa ishe ti Linda, kur jeta jote u ndërpre. Sot e kuptoj edhe më shumë sa e re ishe. Ti kishe vetëm 19 vjeçe, me aq shumë ëndrra, plane dhe momente që ende nuk i kishe jetuar”, shkruan Elijona në dedikimin e saj.

Në mesazhin e mbushur me mall, ajo tregon se kujtimi i nënës dhe motrës vazhdon t’i japë forcë për të ecur përpara. Çdo arritje dhe sakrificë, shkruan ajo, ua kushton atyre, me dëshirën për t’i bërë krenare.

Elijona nuk ka harruar as tetë viktimat e tjera të aksidentit tragjik. Në fund të dedikimit, ajo i ka kujtuar të gjithë personat që humbën jetën atë ditë, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për familjet që vazhdojnë të jetojnë me mungesën e njerëzve të tyre të dashur.

IMG 2363
Screenshot

Pesë vite më pas, tragjedia e Slavonski Brodit mbetet një nga ngjarjet më të dhimbshme për familjet e viktimave dhe bashkatdhetarët që e përjetuan atë ditë.

Të ngjashme