Kryefjala Logo

Pas ndarjes, Egli Tako flet me respekt për Olsi Bylykun dhe suksesin e tyre të parë: Shumë mirënjohje…

6 Korrik, 2026 | 3:13 pm

Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka folur së fundmi në një intervistë për rrugëtimin e saj në muzikë dhe kujtoi me mirënjohje projektin që shënoi fillimin e karrierës së saj.

Gjatë intervistës, Egli u pyet për bashkëpunimin e parë muzikor me Olsi Bylykun, këngë që u kthye në një sukses të madh dhe i dha asaj një ekspozim të gjerë te publiku shqiptar.

Artistja u shpreh se ai projekt do të mbetet gjithmonë i veçantë për të, duke theksuar se ndihet mirënjohëse si për këngën, ashtu edhe për bashkëpunimin.

“Do flisja përgjithmonë me shumë mirënjohje dhe kënaqësi për këtë material muzikor, pasi ka qenë materiali i parë. Të gjithë artistët e dinë se jo çdo material që lançojnë arrin të prekë një masë të madhe të popullit. Ky ka qenë materiali im i parë që arriti të prekë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, ku do që ishin… Shumë mirënjohje ndaj projektit dhe artistit në fjalë gjithashtu”, u shpreh Egli.

Deklarata e saj u interpretua si një shenjë respekti për një bashkëpunim që pati ndikim në karrierën e saj, pavarësisht se rrugët personale të dy artistëve janë ndarë prej kohësh.

Të ngjashme