Showbiz
Sara Hoxha rikthehet pas 6 vitesh me Poin në vendin ku zbuloi gjininë: “Falënderoj Zotin që më doli gocë”
6 Korrik, 2026 | 12:16 pm

Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një kujtim të veçantë nga shtatzënia e saj, teksa iu përgjigj një pyetjeje në rrjetet sociale.
Një ndjekëse e pyeti nëse vendi ku po pushon aktualisht është i njëjti ku vite më parë zbuloi gjininë e foshnjës. Sara konfirmoi se bëhet fjalë për të njëjtin vend, duke rrëfyer një detaj emocional nga ajo periudhë.
“Po, këtu kemi bërë gender reveal e Poit. Para rreth 6 viteve mendoja se do të ishte çun. Isha e sigurt që ishte çun. Asgjë kundër çunave, por akoma falënderoj Zotin që më doli gocë,” shkroi ajo.

Rrëfimi i saj u prit me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan sinqeritetin dhe emocionin me të cilin kujtoi atë moment të rëndësishëm në jetën e saj.










































