Showbiz
“Dyert ishin plot me plumba”, Bardhi rrëfen momenin më të vështirë të jetës
6 Korrik, 2026 | 11:27 am

Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi, ka ndarë rrëfime të sinqerta për jetën e tij personale, fëmijërinë, luftën, familjen, karrierën dhe historinë e dashurisë me partneren e tij, Sarën.
Një nga momentet më prekëse të intervistës ishte kujtimi i luftës në Kosovë. Bardhi tregoi se shtëpia e familjes së tij ishte goditur nga një bombë, ndërsa kujtoi se dyert e banesës kishin mbetur të shpuara nga plumbat.
Artisti u ndal edhe te besimi në Zot, për të cilin tha se e ka ndihmuar të përballojë zhgënjimet dhe sfidat më të vështira të jetës. Ai foli gjithashtu për familjen e madhe ku është rritur dhe vlerat që, sipas tij, e kanë formuar si njeri.
Gjatë bisedës, Bardhi rrëfeu se ardhja në jetë e fëmijës së tij i ka ndryshuar plotësisht këndvështrimin për jetën.
“Pse nuk jam bërë baba më herët?”, u shpreh ai, duke pranuar se prindërimi i ka dhënë një lumturi dhe kuptim të ri jetës.
Në fund, reperi emocionoi me një deklaratë dashurie për Sarën.
“Edhe një jetë tjetër ta kisha, nuk do të gjeja një më të mirë se Sara”, tha ai.










































