Kryefjala Logo

Dolce në Dubai me partnerin? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

28 Qershor, 2026 | 6:28 pm

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer në qendër të vëmendjes ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Dolce.

Në pamjet që janë shpërndarë në platforma të ndryshme, pretendohet se Dolce shihet në shoqërinë e partnerit të saj gjatë një mbrëmjeje në një lokal në Dubai.

Edhe pse videoja ka ngjallur reagime të shumta dhe komente nga ndjekësit, deri më tani vetë Dolce nuk ka bërë asnjë reagim publik për pamjet që po qarkullojnë.

Mbetet e paqartë se kur janë regjistruar pamjet dhe nëse personi që shfaqen në video është vërtet partneri i saj. Megjithatë, videoja ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke nxitur diskutime mes fansave të ish-banores.

Të ngjashme