Kryefjala Logo

Juliana Nura flet për herë të parë për shtatzëninë: Zgjodha të bëhem nënë pa partner, donatori shqiptar

28 Qershor, 2026 | 2:43 pm

Ish-finalistja e BBVK u shfaq me barkun e rrumbullakosur në premierën e reality show-t të saj, “Eagle Queen”, duke i dhënë fund aludimeve që kishin qarkulluar prej javësh në rrjetet sociale.

Në një intervistë, Juliana tregoi se ka zgjedhur të bëhet nënë përmes fertilizimit in vitro (IVF), duke e nisur këtë rrugëtim pa një partner. Ajo iu përgjigj edhe kuriozitetit të madh të publikut për identitetin e babait biologjik të foshnjës, duke bërë të ditur se donatori është shqiptar.

“Personi që ka dhënë pjesën e 49 përqindshit të formimit të embrionit është donator shqiptar. Shqiptar është beba, shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba,” u shpreh ajo.

Juliana theksoi se ky ishte një vendim i menduar gjatë dhe jo një zgjedhje e marrë në nxitim. Sipas saj, preferoi këtë rrugë për të mos rrezikuar qetësinë e saj dhe të fëmijës me një marrëdhënie që në të ardhmen mund të mos funksiononte.

Ajo komentoi edhe kritikat që ka marrë pas këtij vendimi, duke u shprehur se askush nuk mund ta gjykojë pa qenë në vendin e saj. Sipas Julianës, mbështetjen më të madhe e ka marrë nga gratë, ndërsa reagimet negative kanë ardhur kryesisht nga meshkujt.

Gjithashtu, ajo bëri të ditur se publiku do të ketë mundësi të ndjekë më nga afër këtë kapitull të rëndësishëm të jetës së saj në episodet e reality show-t “Eagle Queen”.

Të ngjashme