Showbiz
Capital T uron Adrola Dushin për ditëlindje me dedikimin romantik
28 Qershor, 2026 | 2:30 pm

Reperi i njohur Capital T i ka bërë një urim të veçantë partneres së tij, Adrola Dushi, me rastin e ditëlindjes.
Përmes një postimi në Instagram, ai publikoi një fotografi ku shfaqen së bashku, ndërsa e shoqëroi me fjalë të mbushura me dashuri.
“The world became a little brighter the day you arrived. Happy Birthday to You”, shkroi Capital T, që në shqip përkthehet: “Bota u bë pak më e ndritshme ditën që erdhe në jetë. Gëzuar ditëlindjen!”

Postimi mori menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, ndërsa nuk munguan as urimet nga miq e kolegë të çiftit.
Capital T dhe Adrola Dushi janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar. Edhe pse fillimisht preferuan ta mbanin larg vëmendjes historinë e tyre të dashurisë, tashmë ata ndajnë herë pas here momente të veçanta me ndjekësit në rrjetet sociale, duke tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut.














































