Showbiz
Video emocionuese, Gjesti surprizon mësuesen e tij të fillores
27 Qershor, 2026 | 10:03 pm

Gjesti ka ndarë me ndjekësit disa momente mjaft emocionuese në InstaStory, ku shihet duke takuar mësuesen e tij të shkollës fillore.
Fillimisht, ai publikoi një fotografi të vjetër të klasës, ku shfaqet së bashku me shokët e fëmijërisë dhe mësuesen. Krahas fotos shkroi: “Edhe pse jemi shpërnda, shumë kisha pas qef edhe ni her me u pa bashk ni foto si dikjo.”

Më pas, artisti ndau një video prekëse nga momenti kur përqafon mësuesen, e cila e pret me buzëqeshje dhe emocion ndërsa kanë kaluar disa çaste të ngrohta së bashku.
Postimet kanë prekur ndjekësit, të cilët i kanë komentuar si një rikthim të bukur në kujtimet e fëmijërisë dhe një shenjë mirënjohjeje ndaj mësueses së tij.















































