Showbiz
Shoku i ngushtë i mori jetën, Keijsi prek me dedikimin për Eglant Koçin: “Sot zemra rëndohet për humbjen e mikut tonë”
25 Qershor, 2026 | 7:08 am

Pas lajmit të rëndë për vrasjen e të riut Eglant Koçi nga shoku i tij i ngushtë, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar. Mes tyre është edhe ai i Keijsit, i cili i ka kushtuar një mesazh prekës mikut të tij, duke shprehur dhimbjen për humbjen.
Në një postim në Instagram Story, ish-banori i BbVA Keijsi ka publikuar një fotografi të Eglantit, të shoqëruar me fjalët:
“Disa njerëz largohen shumë shpejt nga kjo botë, por kujtimet dhe gjurmët që lënë pas mbeten përgjithmonë. Sot zemra rëndohet për humbjen e mikut tonë Eglant. Prehu në paqe, vëlla! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve.”

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Uniformat blu janë ende në kërkim të autorit i cili dyshohet se ka ndryshuar pamje dhe po fshihet.










































