Kryefjala Logo

Brikena dhe Mateo rishfaqen bashkë, komentuesit: “Të paftyrë, shisni dinjitetin”

8 Qershor, 2026 | 7:48 pm

Edhe pse ndarja e tyre është konfirmuar publikisht nga vetë Brikena Selmani, rishfaqja e saj krah Mateos ka ndezur menjëherë reagime të forta në rrjetet sociale.

Ish-çifti, që u kthye në një nga dyshet më të komentuara të Big Brother VIP Albania, është parë sërish bashkë në publik, për shkak të punës që i bashkon, duke habitur ndjekësit pas gjithë zhurmës që shoqëroi ndarjen e tyre në javët e fundit.

Pas postimeve dhe daljeve të fundit, komentuesit nuk kanë kursyer ironitë dhe kritikat. Në rrjet po qarkullojnë komente të shumta ku dyshja akuzohet se po përdor situatën për vëmendje dhe klikime.

“Epo të ndahet çifti dhe të punojë bashkë kur shumë mirë njëri mund të ishte tërhequr, bëhet për dy arsye. Ose shitet dinjiteti për lekë, ose e gjithë ndarja ka qenë një lojë”, shkruan një komentues, ndërsa të tjerë i kanë cilësuar “të pafytyrë” për mënyrën si po menaxhojnë situatën në publik.
362a4bd9 4a20 4d41 91e1 ee362f5706f2

Të ngjashme