Kryefjala Logo

Futbollisti Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, dasma bën bashkë lojtarët e Kombëtares

8 Qershor, 2026 | 3:36 pm

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka kurorëzuar dashurinë e tij duke i dhënë fund beqarisë menjëherë pas përfundimit të angazhimeve me ekipin kuqezi në ndeshjet e muajit qershor.

Ceremonia martesore u shndërrua në një nga ngjarjet më të komentuara sportive të ditëve të fundit, duke mbledhur së bashku futbollistë, drejtues dhe figura të njohura të futbollit shqiptar.

Mes të ftuarve spikatën emra të rëndësishëm të Kombëtares si Elseid Hysaj dhe Mirlind Daku, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucionit.

IMG 5317
Screenshot

Atmosfera u karakterizua nga emocione, muzikë dhe festë deri në orët e vona, ndërsa të pranishmit ndanë momente gëzimi me çiftin në këtë ditë të veçantë.

Të ngjashme