Kryefjala Logo

Në një darkë romantike, Aurora Rrusta dhe Kushtrimi konfirmojnë lidhjen e dashurisë

8 Qershor, 2026 | 2:13 pm

Pas javësh aludimesh dhe spekulimesh në rrjet, Aurora Rrusta dhe Kushtrimi duket se kanë vendosur t’i japin fund misterit. Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova” kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre përmes postimeve të fundit në rrjetet sociale, duke vulosur kështu zërat që qarkullonin prej kohësh për një romancë mes tyre.

Mbrëmjen e kaluar, çifti ka ndarë me ndjekësit momente nga një takim romantik, duke publikuar foto që flasin qartë për afrimitetin e tyre.

Edhe pse Aurora dhe Kushtrimi kanë zgjedhur të mos japin deklarata të drejtpërdrejta për marrëdhënien e tyre, postimet e fundit janë konsideruar nga ndjekësit si konfirmimi zyrtar i romancës. Komentet dhe urimet nuk kanë munguar, me shumë prej fansave që shprehen të lumtur për çiftin dhe i urojnë sa më shumë lumturi.

e9f222c8 cac2 4707 83dc 191f5775ff54
Duket se historia e njohjes së tyre, e cila nisi të komentohej pas eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova”, tashmë ka hyrë në një fazë të re, këtë herë pa mistere dhe larg aludimeve që i kanë shoqëruar gjatë javëve të fundit.

Të ngjashme