Showbiz
Pas mesazhit të koduar që dha vëllai i Meritonit, reagon vëllai i Ilnisës
11 Shkurt, 2024 | 4:13 pm

Mbrëmjen e djeshme vëllai i Meritonit tha se dasmën e kanë parë si lojë si dhe që ishte i fortë individualisht. Madje ka refuzuar të takojë Ilnisën. Nisur nga kjo, i ftuar sot në Big Brother Fan Club ka qenë vëllai i Ilnisës ku u pyet në lidhje me deklaratën e djeshme të vëllait të Meritonit, Rinorit.
“Unë pashë në atë takim shumë emocione mes vëllezërve. Mbase ai emocion ka arritur që të mbysi mënyrën e duhur të shprehisë.
Unë javën e kaluar që isha tek Ronaldo, ai më bëri një pyetje: Në qoftë se do të jesh i ftuar në shtëpi, a do ta takoje Meritonin?
Unë i thashë sigurisht që po. Jo vetëm si çështje qytetarie por si një ndër personat që i ka qëndruar pranë Ilnisës.
Unë nuk po them që Rinori ka dhënë mesazhe të gabuara. Unë nga ana ime po them që jemi në pozita të barabarta, jemi dy vëllezër. Unë nuk mund të hamendësoj çfarë ka përjetuar Rinori në atë intensitet minutash të atij takimi.”- tha ai.
Të ka prekur ty qëndrimi i Rinorit?- është pyetur.
“Aspak. Unë dhe Ilnisa jemi rritur në atë mënyrë që e respektojmë njëri-tjetrin për vendimet që marrim.”- ka përfunduar vëllai i Ilnisës.











































