Showbiz
Sara rrëfeu historinë sipas saj,reagon partnerja e Endrikut
11 Shkurt, 2024 | 11:37 am

Gjatë Prime-it të djeshëm u fol mbi marrëdhënien që kanë pasur para 9 vitesh Endriku me Sarën. Secili prej tyre dha versionin personal të historisë, në dhoma të ndryshme që u dëgjua nga të gjithë banorët.
Sara ishte e para ajo që rrëfeu historinë e tyre dhe tregoi se ata janë ndarë për shkak të një tradhtie nga ana e Endrikut. Ajo gjithashtu pretendonte se ata kishin qenë të fejuar.












































