Showbiz
Sara “lufton” që të flasë Bardhi, partneri i saj jashtë shpallet Kampion Bote në boks!
11 Shkurt, 2024 | 12:51 am

Teksa Sara sot ka folur për partnerin që ka lënë jashtë boksierin, Kryefjala ka zbuluar se ai është Jurgen Uldedaj, për të cilin Sara kishte merak a do fitonte ndeshjen sonte.
Ndërkohë që Sara në Prime zihej për Bardhin dhe i bënte atij shenja që të fliste nga jashtë, Jurgeni triumfonte në ring.
Jurgen Uldedaj u shpall kampion bote në versionin IBO Mediterranean. Boksieri shqiptar mposhti këtë të shtunë në Londër Xhon Frenk Mendi në një ndeshje me dhjetë raunde.
Kjo ishte fitorja e gjashtëmbëdhjetë në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka pasur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje.
Ju lutem, produksioni jepja i atë shenjë Sarës të flejë rehat sonte!












































