Kryefjala Logo

Familja kundër Ilnisës, vëllai i Meritonit i jep mesazhin e koduar!

10 Shkurt, 2024 | 11:05 pm

Mbrëmjen e sotme Meritoni ka marrë një surprizë nga BB VIP, ku ka takuar një nga vëllezërit e tij Rinorin.

Nga takimi ai deshi ti jepte një mesazh të koduar ku nënkuptonte se nuk janë pro lidhjes me Ilnisën. Vëllai i tha se ai është i fortë në lojë individualisht duke nënkuptuar që nuk i duhet Ilnisa. Më tej për dasmën ai tha se familja e ka parë thjesht si lojë.

Teksa Ledioni e ka pyetur Rinorin nëse do të takojë dikë tjetër ai ka thënë: Askënd tjetër përveç Meritonit, më mjafton.

Gjë e cila ka bërë që Ilnisa të mërzitet ndonse mesazhi në këtë pikë ka qenë i hapur.

Të ngjashme