Showbiz
Sara tha se nuk është xheloze por Bardhit i vuri këto kushte
10 Shkurt, 2024 | 10:48 am

Sara me apo pa vetëdije vihet në qëndër të vëmendjes për gjërat që thotë ose bën.Para pak kohësh kur ajo fliste për ish-lidhjen në distancë u shpreh se nuk është tip xhelozeje,por ndryshe po vepron me Bardhin të cilin e ka vënë përpara disa kushteve.
1.Kontakti fizik me gocat në shtëpi nuk më pëlqen. Zero. Kur vjen dikush të hedh dorën, të hedh këmbën te këmba jote, të fërkon, të përqafon, të puth në kokë, nuk e toleroj fare.
2.Nuk i them dot çohu që aty, por ti vet duke patur femrën tënde aty, gjej një mënyrë, futja cohu merri cigaret vetë jo të më rehatohesh. Ti për respektin tim lëviz
Bardhi: Mos mendo shiko tek unë diçka që kë parë te dikush tjetër. Nëse ke patur dyshime unë nuk jam ai.
3.Kështu thonë të gjithë ‘që unë s’jam unë ai’. Nuk e shoh situatën mirë për ne të dy. Sepse ose po ndjehem keq ose po dal keq.











































