Kryefjala Logo

Familja e Endrikut përgënjeshtron Sarën:Nuk ka patur asnjë fejesë!

10 Shkurt, 2024 | 10:36 am

Familjarët e Endrik Bebës, të cilëve iu janë besuar edhe rrjetet sociale të konkurrentit të “Big Brother VIP 3”, shprehen se mes tij dhe modeles Sara Gjordeni, nuk ka pasur fejesë.

Përmes një postimi në Instagram, ata shkruajnë se mes Sarës dhe Endrikut, nuk ka pasur asnjë zyrtarizim siç u shpreh ajo brenda shtëpisë.

“Ndiejmë detyrën të theksojmë se midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebës nuk ka pasur ASNJË fejesë në horizont. Ishte një lidhje të rinjsh disa mujore, 9 vite më parë. Endriku, siç pranoi lidhjen me Sarën, siç pranoi martesën e parë nga e cila ka një djalë, siç pranoi lidhjen e re nga e cila pret të bëhet baba sërish, mund të kishte pranuar edhe fejesën, nëse do të ekzistonte, por NUK ka ekzistuar. Urojmë të ketë mundësi ta sqarojë edhe vetë. Faleminderit”,

IMG 7500

Të ngjashme