Showbiz
E papritur:Familja e Ilnisës kërkon të merren masa kundër Vesës!
7 Shkurt, 2024 | 8:55 am

Vesa dhe Ilnisa kanë patur shumë dhe përplasje të forta qëkur Vesa u zgjodh lider. Debati ka agravuar në ofendime në momentin kur Vesa me ironi i drejtohet Romeos, duke i thënë: “Nga nesër kur të hedhësh mbeturinat, merr edhe Ilnisën.”
Pas këtij komenti të Vesës, fansat e Ilnisës kanë reaguar duke kërkuar masa nga produksioni për fjalorin e përdorur. Familja e cila menaxhon Instagramin e banores, e kanë ripostuar këtë kërkesë të fansave.
“Ku je o produksioni i BBV ta marrim vesh ku do hedhi Vesa Ilnisën. Ku janë ato feministet si puna e Vesës që ta marrim vesh ku duan ta shohin femrën, meqë Ilnisës ja bëtë gjyqin publik, presim të martën në darkë çfarë fshehin mbeturinat e Vesa Smolicës.”












































