Showbiz
Juli për Rozën: Është një nga hipokritet më të mëdha!
6 Shkurt, 2024 | 7:02 pm

Në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ sot kanë mbizotëruar debatet dhe tensionet. Por ai mes Julit dhe Rozës është i hershëm. Dy banorët i gjejmë gjithmonë duke diskutuar dhe mes tyre nuk mungojnë as gjykimet personale.
Pasditen e sotme teksa ishin duke qëndruar në ballkon, Juli komenton me banorët sjelljen e Rozës, ndërsa e cilëson si një nga hipokritet më të mëdha që ekzistojnë.
Në spektaklin e sotëm pritet të zbulohet zanafilla e një sërë debateve që kanë ndodhur gjatë javës në shtëpi.











































