Kryefjala Logo

Meriton Mjekiqi flet për marrëdhënien me djalin e tij

5 Shkurt, 2024 | 4:35 pm

Ditën e sotme Meritoni teksa po bisedonte me Ledionën tha se është shumë i lidhur me të birin, ndonëse ai jeton në distancë.

Gazetarja u shpreh që ka shumë raste që babai nuk kujdeset për fëmijët pas divorcit, megjithatë Meritoni tha se ka shumë arsye pse një prind e bën një gjest të tillë.

Pjesë nga biseda:

Lediona: Të merr malli për djalin?

Meritoni: Më merr shumë malli.

Lediona: Je shumë i lidhur?

Meritoni: Djali jeton në distancë dhe natyrisht që çdo prind është shumë i lidhur me fëmijën e tij, përveç se në situata që…

Lediona: Kam parë shumë raste që nuk kujdesen kur janë të divorcuar

Meritoni: Nuk e di, ka shumë arsye aty

Megjithatë, të gjithë e mbajnë mend konfliktin që ai pati me nënën e djalit të tij disa vite më parë. Madje, Meritoni pranoi t’i jepte atësinë djalit, vetëm pasi i bëri dhe testet përkatëse, duke e çuar këtë konflikt edhe më tej.

Të ngjashme