Showbiz
Endrik Beba flet për lidhjen me Sarën: Kemi 9 vjet të ndarë
4 Shkurt, 2024 | 5:55 pm

Kryefjala.com zbuloi e para se Ish-partneri i Sara Gjordenit, Endrik Beba, që do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 3”. Ditën e sotme ai është ftuar në Fun Club, ku ka treguar se do futet të martën.
Gjithashtu ai ka thënë se Sara dhe Bardhi shkojnë si çift, por dyshon nëse marrëdhënia mes tyre është e vërtetë.
“Shkojnë shumë bashkë. Shpresoj të jetë diçka e vërtetë për të mirën e tyre. Dua t’i njoh si banorë që janë brenda në shtëpinë e Big Brother”.
Këngëtari u shpreh se nuk ka asnjë emocion për Sarën, pasi historia e tyre është mbyllur nëntë vite më parë.
“Ne kemi pasur një histori bashkë, që ka nisur në vitin 2015 dhe mbaroi në 2015. Kur e kam parë që ishte pjesë e BBV, ishte surprizë. Është një histori e mbyllur dhe që ka ngelur aty. Ne kemi pasur përplasje edhe në televizionet e tjera dhe unë personalisht nuk jam ndjerë asnjë emocion dhe realisht është një kapitull shumë i mbyllur”.











































