Kryefjala Logo

Shqipja hedh kunjën për Lumbardhin?

3 Shkurt, 2024 | 6:11 pm

Përmes një video në proflin e saj në Instagram, Shqipja falënderoi të gjithë mbështetësit e saj që e përkrahën gjatë këtij rrugëtimi për 105 ditë.
Ajo tha se ka fituar publikun dhe se është shumë e lumtur.

“Së pari dua të ju falënderoj nga shtëpia e Big Brother Kosova. Dritat janë ndezuar, ka harruar Lumi për t’I fikur, do t’I fik unë tani, haha shaka. Këtë video po e bëj për të ju falënderuar për të gjithë mbështetjen, mesazhet, kritikat, gjithçka që më keni dhuruar kur kam qenë këtu brenda, e më shumë kur kam dal jashtë e kam ndjerë dashurinë tuaj, e kam ndjerë cdo gjë që keni bërë për mua.”

“Kam qenë e fortë falë jush, unë e kam fituar Big Brotherin, këtë fitore ia dedikoj juve. Nuk jam e merzituar, jam shumë e lumtur. Unë ju kam fituar juve.”, tha tutje ajo.

Lumbardh Salihu është fituesi i çmimit të madh të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova 2.

Të ngjashme