Showbiz
Pas sherrit në festën e BB VK, reagon Blero: Ishte incident
3 Shkurt, 2024 | 2:14 pm

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se ai është përleshur fizikisht me rojet e sigurisë në festën e mbajtur pas finales së “Big Brother VIP” në Kosovë.
Sipas “Prive” shkak i debatit mes dyshes u bë e dashura e këngëtarit.
Artisti u shpreh se nuk bëhet fjalë për konfrontim fizik por vetëm një ngatërresë të vogël, e cila sipas tij u zgjidh shumë shpejt.
“Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale,” duke mos treguar më shumë detaje se çfarë ndodhi në të vërtetë mes tij dhe rojes së sigurimit.











































