Kryefjala Logo

“I merrej fryma”, Ervin Gonxhi zbulon çfarë i tha Erjola Doçi

2 Shkurt, 2024 | 5:37 pm

Ervin Gonxhi ishte banori i cili u eliminua javën që shkoi. Ai ka folur për momentin kur Erjola Doçi u ndje keq gjatë spektaklit të kaluar dhe ndihmën që i dha.

Para dy ditësh, Erjola shpërtheu në lot brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe u shpreh se ka njerëz që duan t’i bëjnë keq.  I ftuar në “Shqipëria Live”, Ervini u shpreh se u përpoq ta ndihmonte moderatoren, duke i treguar një citim nga Kurani.

“Më thoshte nuk jam mirë. Unë i tregova një gjë gjatë Prime, i thashë mundohu ta thuash. Ishte një citim nga Kurani. Fatmirësisht, u bë mirë”, tha ai.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=73&loc=https%3A%2F%2Ficonstyle.al%2Fme tha se i merrej fryma ervin gonxhi tregon si ndihmoi erjolen ne bbv%2F&referer=http%3A%2F%2Fm.facebook

 

Në një gjendje të rënduar emocionale, moderatorja tha se disa herë është ndjerë aq keq brenda shtëpisë, sa i merrej fryma. “Ka njerëz që duan të më bëjnë keq, edhe gjatë spektaklit ndihesha sikur po mbytesha”, u shpreh ajo. Ilnisa i qëndroi pranë dhe nëpërmjet një rituali me kripë tentoi të heqë energjinë e keqe. Edhe banorët e tjerë u përpoqën të qetësojnë Erjolën.

Të ngjashme