Kryefjala Logo

Genc Fuga i përlotur tregon:”I prekur nga gjesti i shqiptarëve”

31 Janar, 2024 | 8:51 am

Edhe një herë tjetër është rikthyer për të ndarë me publikun e tij rrëfimet një periudhe shumë të vështirë të jetës, më të vështirën, në fakt. Aktori i njohur Genc Fuga tregoi sot sa i vështirë ishte rikuperimi pas gjendjes së rëndë. Ai u shpreh se ishte kulmi ta shikoje dorën e mos mundeshe ta lëvizje. Duke kujtuar “episodin” e parë, Fuga tha se rikuperimi ishte i vështirë, por sot jetën e shikon ndryshe.

“E para ishte… unë e kam të vështirë të mos e lidh me aspektin humoristik. Ishte kulmi ta shikoje dorën dhe mos ta lëvizje dot. Ishte kulmi, që të të mos bindej edhe dora jote. Mbaj mend vetëm një sekuencë, një ndër sekuencat, se shumë herët për të harruar. Kisha Enin te koka dhe ishte momenti kur nëpërmjet ndërhyrjes do më kthenin zërin. Mirëpo, deri në atë moment komunikoja me infermieret dhe me Enin, kryesisht me shenja dhe me tinguj. Edhe më hoqën atë pajisjen dhe më erdhi zëri. Eni ishte prezente, edhe i thashë asaj infermieres: “Të lumëshin duart, por ti nuk e di çfarë do heqësh tani se unë do flas”.

Më lindte shumë shpesh ndjenja e xhelozisë dhe njëkohësisht e cinizmit, për veprimet nga më të ndryshmet. Rudinë, dua të them që, ka qenë jashtëzakonisht shumë punë e madhe, edhe nga ana ime, por edhe nga trajnuesit, nga fizioterapistët, që unë të vishesha. Domethënë, je në shina komplet të tjera dhe duhet të ecësh në një rrugë komplet të re.

Për Gencin, gjithçka nis nga e para. Gjithçka tanimë ka një optikë të re: “Në fakt, fillon gjithçka nga e para. Shumë gjëra trashëgoj nga jeta e parë, por kryesorja është dashuria, ajo që na mban”.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=487&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fi prekur nga gjesti i shqiptareve pesoi goditje ne tru genc fuga i perlotur kujton momentin e shihje doren dhe nuk arrije ta levizje%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebRudina u ndal gjithashtu dhe tek gjesti fisnik i bashkëshortes së tij, Eni Jani, e cila bëri një apel në rrjetet sociale për mbështetje financiare. Menjëherë pas këtij postimi, nisi një aksion në rrjetet sociale nga miq, të njohur dhe të panjohur të aktorit duke hapur një “Gofoundme” dhe duke mbledhur brenda pak orësh, më shumë se 19 mijë euro që nevojiteshin.

 

Genc Fuga: Kam pasur rastin të provoja atë që nuk e ndiejmë, por atë që është aty. Ne themi për shumë aspekte të jetës që, shiko se është aty, e ndiejmë dhe është aty, por ta provosh këtë, kalon emocione shumë të forta. Që në kontaktin e parë, kur më tha Eni çfarë ishte bërë në pikëpamje elektronike, po qaja, edhe më tha: “Çfarë ke tani?”. I thashë: “Zemër nuk e prisja. Nuk e pret një gjë të tillë”. Dhe është për t’u falënderuar, jo dhe aq aspekti financiar, faleminderit për të gjithë atë, por nuk e ke idenë sa përfiton njeriu nga lutjet, vetëm nga lutjet e të tjerëve! Ka qenë një vëmendje gati-gati… ti fillon edhe vetë korrigjohesh në sensin: “Ore çfarë paskam dhënë?” Aty mund të kuptosh…

Të ngjashme