Showbiz
U arratis nga Kazerma, merret vendimi për Vesën!
25 Janar, 2024 | 3:49 pm

Ditën e djeshme, banorët e mbyllur në Kazermë kërkonin me çdo kusht të dilnin prej saj, madje kanë nxjerrë Vesën.
Teksa Fatjoni ka hapur dritaren për tu kaluar veshjet, Meritoni dhe Romeo kanë kaluar Vesën, e cila ka qenë e arratisura e parë nga Kazerma.
Ditën e sotme BB ka marrë vendimin për ta çuar Vesën automatikisht në nominim. Gjë e cila e ka mërzitur Vesën pasi ka frikë që nuk ka qenë e preferuar. Edhe pse dje Meritoni e Romeo thoshin që do bashkoheshin me dënimin e Vesës sepse ajo e bëri për ekipin, sot duket se janë tërhequr dhe thjesht e kanë ngushëlluar.











































