Kryefjala Logo

Xhoana i rikthehet sërish Uedës dhe Arlindit: Janë “fake”!

25 Janar, 2024 | 3:37 pm

Ueda dhe Arlind janë çifti i cili dolën fitues nga formati i njohur i dashurisë ‘Love Island Albania’. Ndonëse u pa dhe u komentua se lidhja e tyre ishte e gjitha në kuadër të lojës për të fituar, dyshja edhe sot e kësaj dite kanë ruajtur romancën e tyre e madje thuhet se gjërat janë bërë serioze, si prezantimi i familjarëve dhe bashkëjetesa.

Por para gjithë kësaj historie, nëse kujtojmë, në formatin e dashurisë Arlindi fillimisht pati simpati për një tjetër vajzë, Xhoanën e cila, nuk arriti të shkonte as deri në gjysmë finale.

Pas skualifikimit ajo akuzoi Arlindin se nuk ka qenë i sinqertë në ndjenjat e tij ndaj saj pasi, filloi të dilte në takime me Uedën. Edhe sot Xhona mendon se marrëdhënia e tyre është fake. Në një pyetje të bërë në Instagram, ajo përgjigjet:

“Fake me duken prap derisa të bëhen me 71910 fëmijë!”

Të ngjashme