Showbiz
Bjordi flet për Ana Likën dhe situatën e saj pas humbjes të nënës
25 Janar, 2024 | 3:24 pm

Vetëm pak javë më parë, aktorja e njohur Ana Lika u përball me një humbje të madhe në familjen e saj. Mamaja e aktores ndërroi jetë!
Ditën e djeshme, i ftuar në programin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ishte Bjordi Mezini. Krahas bashkëpunimit profesional, Bjordi dhe Ana prej muajsh përfliten për një romancë mes tyre, mirëpo asnjëherë, asnjëri nga të dy nuk ka folur publikisht mbi këtë temë. E pyetur për Anën, ai ka thënë:
“Dua të them që Ana është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj”.
Më tej, përmes batutës, duke dashur të ndryshojnë atmosferën e temës delikate, Bjordi u pyet nëse e ka mbajtur me hatër Anën në skenat e xhirimeve. Ai e mohoi këtë gjë duke u shprehur:
“Unë nuk e mbaj Anën me hatër por e mbaj me këmbë në tokë se të gjithë e përkëdhelin dhe i bëjnë komplimente”, tregoi Bjordi.











































