Kryefjala Logo

Pas skandalit,Coca-Cola bllokon reklamën me Chiara Ferragni-n!

8 Janar, 2024 | 8:48 am

Coca-Cola ka bllokuar një reklamë me influenceren Italiane,Chiara Ferragni pas skandalit që shpertheu në lidhje me panetonen.

Reklama mendohet se do të dilte në transmetim nga fundi i janarit, pak para hapjes së festivalit vjetor Sanremo, por Coca-Cola ka njoftuar se reklama që nuk do të përdoret.

“Ne kemi punuar me Chiarën në Itali në 2023, duke përfshirë disa xhirime të bëra në dhjetorin e kaluar. Tani për tani ne nuk planifikojmë ta përdorim këtë përmbajtje”, shkruhet në një deklaratë.

Ferragni ende nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë lajm.

Para Krishtlindjeve, edhe kompania italiane e syzeve Safilo njoftoi përfundimin e marrëveshjes me Ferragnin.

Të ngjashme