Showbiz
Francesco Totti flet për herë të parë për Noemi Bocchin: Është krejt ndryshe nga Ilary Blasi
11 Shtator, 2022 | 8:27 pm

Dihet që ylli futbollit Italian Francesco Totti është larguar nga gruaja e tij, prezantuesja televizive, Ilari Blasi, pas nje martese që zgjati 17 vite. Mediat rozë italiane raportuan se shkak për divorcin ishte lidhja jashtëmartesore e Ilary Blasit me një 34-vjeçar.
Totti dhe Blasi, çifti i famshëm në Romë dhe krejt Italinë, kanë tre fëmijë. Ata u njohën në vitin 2002 dhe u martuan tre vite më vonë, duke u bërë një nga çiftet më të dashur të sportit dhe televizionit italian.
Lajmet tregonin gjithashtu se Totti kishte tradhtuar prezantuesen 41-vjeçare me Noemi Bocchin nje vajzë fare pak e njohur nga mediat por që kohët e fundit po përflitet shumë.
Heshtjen e theu edhe vetë Totti që për gazetën Corriere della sera pohoi që në jetën e tij ka hyrë kjo femër dhe se është një karakter krejt ndryshe nga Ilary Blasi.
Totti dhe Noemi janë njohur në stadium në vitin 2021.
















































